Lidhje

Komiteti shqiptar i Helsinkit kërkon fjalën e drejtësisë për çështjen e Himarës


Komiteti shqiptar i Helsinkit kërkon fjalën e drejtësisë për çështjen e Himarës
Komiteti shqiptar i Helsinkit kërkon fjalën e drejtësisë për çështjen e Himarës

Në Shqipëri Komiteti i Helsinkit kërkoi sot që të jetë drejtësia ajo që të japë gjykimin e saj për ngjarjen e javës së kaluar në Himarë ku 35 vjecari Aristotel Guma, nga ky qytet, vdiq pasi u godit me makinë nga një grup të rinjsh, me të cilët dyshohet se kishte patur më parë një grindje.

Në deklaratën e tij për ngjarjen, Komiteti shqiptar i Helsinkit shprehet se "nuk ka vend për deklarata politike pasi ato nxisin urrejtje dhe nuk i shërbejnë marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë". Përfaqësues të minoritetit grek në Tiranë akuzuan se ngjarja ka patur një sfond etnik. Deklarata e tyre pasuan me reagime të forta nga Athina zyrtare por edhe përfaqësues të tjerë politikë grek. "Deklarata të tilla nënvizon komiteti i Helsinkit cënojnë rëndë parimin pafajësisë deri ne shpalljen fajtor e në këtë mënyrë qoftë edhe indirekt ushtrohet trysni ndaj organeve të drejtësisë, gjë e cilë është e dëmshme dhe e palejueshme", thekson Komiteti i Helsinkit.

Grupi i të rinjve të përfshirë në ngjarje u arrestua dhe gjykata dy ditë më parë konfirmoi masën e sigurisë ndaj tyre nën akuzën për vrasje, ndonëse ata kanë mohuar që ta kenë goditur qëllmisht me makinë himariotin Guma.. "Politika dhe politikanët duhet të lenë të qetë në kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore organet e hetimit dhe të gjykimit si organet e një pushteti të pavarur të një shteti sovran", përfundon deklarata e komitetit të Helsinkit

XS
SM
MD
LG