Lidhje

ACR e gatshme të plotësojë kërkesat e grevistëve


ACR e gatshme të plotësojë kërkesat e grevistëve
ACR e gatshme të plotësojë kërkesat e grevistëve

Kompania e kromit ACR bëri sot të ditur se është e gatshme të plotësojë kërkesat e minatorëve grevistë, dhe u kërkon atyre që të lirojnë minierën. Kjo kompani tha në një deklaratë se “miniera po mbahet peng nga një grup i vogël njerëzish të drejtuar nga Kol Nikolla, të cilët pushtuan me dhunë minierën dhe zyrat e administratës, dhe për të cilat gjykata kërkoi që të lirohen”. ACR deklaroi se “lirimi i menjëhershëm i minierës është e vetmja mundësi që punëtorët t’i kthehen punës dhe jeta në qytetin e Bulqizës t’i kthehet normalitetit”.

Ndërsa minatorët po vazhdojnë grevën e urisë në ditën e 27-të. Disa ditë më parë 10 nga 14 grevistët u zëvendësuan nga një grup tjetër punëtorësh. Kryetari i Sindikatës Kol Nikolla, tha në emër të grevistëve se ata po e mirëmbajnë minierën dhe nuk është e vërtetë se ndërprerja e punës po rrezikon jetën e tyre në galerinë e nivelit 14. Zoti Nikolla tha se grevistët nuk u njoftuan për gjyqin që është bërë në Peshkopi dhe as vendimin e gjykatës që u kërkon zbrazjen e mjediseve të minierës. Por ata do të vazhdojnë grevën me mosbesimin se kompania nuk do të mbajë premtimet e saj, derisa të nënshkruajnë një marrëveshje me të.

Vendimi i gjykatës së Dibrës kërkon që minatorët të nxirren nga mjediset e minierës për të mbrojtur jetën e minatorëve dhe pasuritë shtetërore në minierën e Bulqizës. Por minatorët paralajmëruan që të policia të mos ndërhyjë në protestën e tyre. Ata thanë se do të shkaktojnë përmbytje në minierë dhe në vendin e grevës, nëse ndërhyjnë forcat e rendit.

XS
SM
MD
LG