Lidhje

Kompania "Apple" bën publik Iphone 4S


Kompania "Apple" bën publik Iphone 4S
Kompania "Apple" bën publik Iphone 4S

Kompania Apple zbuloi të martën variantin e fundit dhe të shumëpritur të Iphone-it. Ky telefon ka aftësinë për të reaguar ndaj komandave zanore.

Duke zëvendësuar themeluesin e kompanisë Stiv Xhobs për herë të parë në prezantimin e një paisjeve, shefi i ri i Apple Tim Kuk paraqiti Iphone 4S në Kupertino të Kalifornisë ku ka zyrat qendrore kompania.

Zoti Kuk tha se telefoni i ri lejon përdoruesit që të flasin direkt me aparatin, duke kërkuar informacione apo dhënë komanda. Telefoni mund të reagojë përshembull me një kërkim në internet.

Aparati i ri po ashtu është i pajisur me një kamëra të cilësisë së lartë dhe ka aftësinë për të sinkronizuar informacionet mes disa paisjeve të prodhuara nga Apple. Telefoni i ri do të jetë në treg në 70 shtete.

XS
SM
MD
LG