Lidhje

Kompania BP përpiqet për të bllokuar rrjedhjen e naftës nën det


Kompania gjigande e Energjisë British Petrolium thotë se ka përfunduar ndërtimin e një kapaku të madh çeliku për të bllokuar rrjedhjen e naftës nën det që po ndot Gjirin e Meksikës dhe që rrezikon të shkaktojë dëm të madh tek mjedisi.

Zyrtarët e kompanisë BP thanë se shpresojnë të vendosin një kapak në fund të detit brenda një jave. Zëdhënësi i kompanisë Tom Myler tha se zyrtarët shpresojnë që kapaku të ndalë rrjedhjen, megjithëse nuk është zgjidhje e përhershme.

Punonjësit e çelikut filluan ta ndërtojnë kapakun prej rreth 70 tonësh pak ditë pasi u zbulua e çara e një pusi nënujor nafte. Instituti Hart për Gjirin e Meksikës njofton se derdhja rrezikon të shkaktojë një dëm prej 1,6 miliard dollarësh në veprimtaritë ekonomike, duke përfshirë peshkimin komercial, sportiv dhe turizmin.

Sot, 170 anije, një personel prej 7,500 vetash dhe dy mijë vullnetarë janë përfshirë në përpjekjet e pastrimit.

XS
SM
MD
LG