Lidhje

Zhvillohet në 5 tetor ankandi i punimeve qeramike kineze


Zhvillohet në 5 tetor ankandi i punimeve qeramike kineze
Zhvillohet në 5 tetor ankandi i punimeve qeramike kineze

Kompania e ankandeve Sotheby me 5 tetor në Hong Kong do të hedhë në ankand një koleksion të qeramikës kineze dhe veprave të artit që pritet të sjellin fitime që do të kapin vlerën e mbi 150 milionë dollarëve amerikanë.

Pritet që fitimet më të mëdha të vijnë nga koleksionet e njohura të porcelanit kinez Meiyin-tang, të cilat janë mbledhur më shumë se gjysmë shekulli nga manjatët zviceran të industrisë farmaceutike dhe vëllezërit Zuellig, një pjesë të së cilës kompania Sotheby i ka shitur në ankandin e e pranverës së këtij viti.

Një nga vazot më të famshme të dinastisë Meiping Ming me ngjyrë blu dhe të bardhë pritet të shitet me një çmim që mund të kapi vlerën e 15,4 milionë dollarëve amerikanë. Një vazo tjetër e madhësisë së njejtë dhe me dizenjo të ngjashme gjendet në Muzeun e Pekinit.

XS
SM
MD
LG