Lidhje

BP përfundon çimentimin e grykës së pusit të dëmtuar në Gjirin e Meksikës


Kompania e naftës BP i dha fund çimentimit të grykës së pusit të dëmtuar në tabanin e detit në Gjirin e Meksikës. Ky është një ndër hapat e fundit në mbylljen përfundimtare të pusit.

Në një deklaratë të publikuar sot, kompania tha se inxhinierët e saj përfunduan derdhjen e çimentos mbrëmë vonë dhe tani presin që çimentoja të ngurtësohet plotësisht.

Pusi është bllokuar që muajin e kaluar, por Admirali në Pension Thad Allen, i cili po kryeson përpjekjet e administratës për të vënë nën kontroll problemin, ka këmbëngulur se pusi nuk mund të konsiderohet zyrtarisht i mbyllur, deri kur të jetë vulosur me çimento.

Admirali thotë se sapo të ngurtësohet çimentoja, BP do të bëjë analizat e presionit të naftës për të parë nëse pusi është i bllokuar.

XS
SM
MD
LG