Lidhje

Kompania SpaceX dhe e ardhmja e fluturimeve

  • Zëri Amerikës

Space shuttle Atlantis lands early Thursday morning at NASA's Kennedy Space Center after its final flight.

Space shuttle Atlantis lands early Thursday morning at NASA's Kennedy Space Center after its final flight.

Space X është themeluar 9 vjet më parë për realizimin e udhëtimeve me kosto të ulët në hapësirë


Tetë muaj më parë, SpaceX (Spejs Iks) u bë kompania e parë që dërgoi në orbitë rreth Tokës një mjet fluturues dhe e riktheu atë në Tokë. Kompania merret me ndërtimin e raketave dhe të kapsulave të hapësirës dhe, tani që programi i NASA-së i anijeve për vajtje-ardhje në hapësirë mori fund, SpaceX është në konkurrencë me disa firma të tjera për realizimin e udhëtimeve ekonomike në orbitë rreth Tokës.

Space X është themeluar nëntë vjet më parë nga Eloni Musk për realizimin e udhëtimeve me kosto të ulët në hapësirë.

Musk është truri që qëndron prapa motorëve Tesla dhe makinave sportive elektrike. Ai është edhe themeluesi i firmës PayPal, që merret me llogaritë e arkëtueshme në internet. Ai ka investuar mjaft për të përgatitur shkencëtarët dhe për të krijuar bazën inxhinjerike.
"Një Falkon 9, një mjet fluturues mjaft efikas në kosto, kushton rreth 50 deri 60 milion dollarë. Ndërkohë, kostoja e një rakete është vetëm 150 mijë dollarë për fluturim. Pra, nëse ne i bëjmë mjetet fluturuese të ripërdorshme, atëhere kostoja për fluturim do të binte nga 60 milion në 150 mijë dollarë.”

Në të kaluarën, inxhinjerëve u janë dashur 300 milion dollarë për të ndërtuar një kapsulë të ripërdorshme.

NASA ka qenë gjithmonë e varur nga industria private për programin e saj të hapësirës dhe faturat kanë qenë paguar nga taksapaguesit.

Por klima e tanishme fiskale nënkupton se kostoja e disa fluturimeve duhet të mbulohet me financime private dhe se kompani të tilla si SpaceX, mund të jenë e ardhmja e fluturimeve amerikanwe në hapësirë.

41-vjeçari Musk ishte aq i sigurt në parashikimet e tij, saqë SpaceX ka nënshkruar kontratë me një çmim fiks me NASA-n për 12 misione fluturimi drejt Stacionit Ndërkombëtar Orbital.

Pra, në qoftë se kostoja e kontratës e kalon kufirin e asaj që NASA ka rënë dakord të paguajë, SpaceX do të duhet të paguajë pjesën e mbetur.

Programi i NASA-s për furnizimin e stacionit përmes kompanive private është në përpunim e sipër prej disa vjetësh dhe deri tani, NASA e shikon këtë mënyrë si një zgjidhje të favorshme për programin amerikan të të hapësirës.

Lori Garver është Zëvendës Administratore e NASA-s.

"Kjo ka një kosto shumë efektive për taksapaguesit. Këtu me përfitojmë nga një industri që ne të gjithë e kemi ndihmuar të zhvillohet. Kjo u lejon atyre të përdorin shpirtin krijues dhe novator në atë që ata bëjnë më mirë, ndërkohë që NASA do të bëjë pjesën më të vështirë."

Zonja Garver, së bashku me shefin e saj, Çarli Bolden, janë ngarkuar nga administrata që të punojnë me sektorin privat për të siguruar furnizimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ata punojnë njëkohësisht edhe për misionin e NASA-s për eksplorimin e hapësirës së thellë.

Brenda gjashtë muajve, SpaceX planifikon të nisë një mjet fluturimi që do të takohet me Stacionin Orbital.

Në garë po hyn edhe një tjetër kompani komerciale, e cila këtë vjeshtë do të dërgojë në orbitë për herë të parë një raketë dhe kapsulë.

Udhëtimi i parë me astronautë për në Stacionin Orbital nga ana e kompanive private është ende 3 deri në 5 vite larg, ndërsa udhëtimet e rregullta turistike do të bëhen të mundura deri në fund të kësaj dekade.

Ndërkohë, NASA planifikon ndërtimin e një kapsule të sofistikuar dhe raketave të mëdha për eksplorimin e hapësirës të thellë. Por, hollësitë e këtij projekti të NASA-s ende nuk janë finalizuar.

XS
SM
MD
LG