Lidhje

Kompania "Yahoo" sërish shkurton numrin e punonjësve


Kompania "Yahoo" sërish shkurton numrin e punonjësve
Kompania "Yahoo" sërish shkurton numrin e punonjësve

Gjigandi i internetit Yahoo ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 4% të forcës punëtore .

Kompania me bazë në Kaliforni njoftoi dje se ndryshimet në personel janë pjesë e një strategjie në zhvillim e cila ka si piksynim të sjellë “ një produkt të ndryshëm“ në treg.

Në këtë njoftim thuhet se kompania do të vazhdojë të punësojë në rang botëror, për të mbështetur atë që e quan “prioritetin kyç” të sajin.

Kjo është hera e dytë që kompania Yahoo ndërrmer një shkurtim të tillë, që nga koha kur Karol Bartz u bë shefe ekzekutive në janar të vitit 2009.

Kjo kompani kishte 14 mijë punonjës përpara shkurtimit të fundit të vendve të punës.

Yahoo ka humbur të ardhurat nga reklamat si pasojë e rrjetit social Facebook, dhe po përpiqet të shtojë konkurrencën me Googel-in.

Kompania shtoi fitimet në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo u përshkrua si rrjedhim i shkurtimit të kostove, një hap i ndërrmarë gjatë drejtimit të Karol Bartz-it.

Por të ardhurat vjetor ende janë të ulëta.

XS
SM
MD
LG