Lidhje

Kompanitë amerikane të prodhimit të makinave rritën ndjeshëm shitjet gjatë 2011-ës


Kompanitë amerikane të prodhimit të makinave rritën ndjeshëm shitjet gjatë 2011-ës
Kompanitë amerikane të prodhimit të makinave rritën ndjeshëm shitjet gjatë 2011-ës

Kompanitë amerikane të prodhimit të makinave thanë se shitjet gjatë 2011-ës u rritën ndjeshëm, pasi konsumatorët fituan besimin, i zëvendësuan automjetet e vjetra që kishin mbajtur gjatë recesionit dhe normat e interesit qëndruan të ulëta.

“General Motors” tha se shitjet e kompanisë u rritën me 13 për qind vitin e kaluar, ndërsa u shitën 2,5 milionë makina të saj.

Kompania rivale Ford bëri të njohur një rritje prej 11 për qindsh dhe shiti mbi 2 milionë makina dhe kamionë.

Ndërsa kompania Chrysler tha se shitjet e kompanisë u rritën me 26 për qind, duke kapur shifrën e 1,4 milionë makinave gjatë 2011-ës. Shifrat e shitjeve të Chryslerit i rritën nga firma ikonë e kësaj kompanie, Jeep.

Shitjet e makinave në vitin 2011 shënuan një përmirësim të ndjeshëm nga viti 2009, kur kjo industri arriti nivelin më të ulët në 30 vjet, gjatë recesionit më të rëndë në disa dekada.

XS
SM
MD
LG