Lidhje

4 të vdekur në kompleksin e guvernatorit të Kandaharit në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Dy ekstremistë dhe dy roje qeveritare kanë gjetur vdekjen gjatë një shkëmbim zjarri në kompleksin e guvernatorit të provincës së Kandaharit në Afganistanin jugor.

Autoritetet thanë se ekstremistët u futën në kompleks sot me armë të fshehura, qëlluan për vdekje rojet dhe u morën atyre pushkët.

Incidenti shkaktoi një përleshje me forcat e sigurimit që zgjati rreth 30 minuta dhe la të vrarë dy ekstremistët. Forcat e sigurimit zbuluan më pas makinën e tyre të mbushur me eksplozivë dhe të parkuar pranë kompleksit.

Guvernatori i Kandaharit, Turialai Vesa nuk u lëndua nga incidenti, por një nga rojet e tij mbeti i plagosur.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG