Lidhje

Kompozitori amerikan Stiv Ureiç feston 75 vjetorin e lindjes


Kompozitori amerikan Stiv Ureiç feston 75 vjetorin e lindjes
Kompozitori amerikan Stiv Ureiç feston 75 vjetorin e lindjes

Kompozitori amerikan Steve Reich mbushi 75 vjeç në muajin tetor. I quajtur “minimalisti” i muzikës ai ja dedikon xhazit dhe tambureve afrikane frymëzimin e tij. Muzika e tij, nga ajo eksperimentale deri tek krijimi i tij fitues i çmimit Pulitzer “Double Sextet”, ka qenë frymëzuese për shumë kompozitorë mbas tij.

Në fillim të viteve 1960, kur Steve Reich ishte në fillim të karrierës së tij, skena e muzikës dominohej nga muzika e stilit të Pierre Boulez.

Por Steve Reich nuk pranoi që të ishte thjesht një shkrues muzike. Ai studionte kompozicion në Kolegjin Mills në Kaloforni, një vend i mirë për krijuesit avangardë të kohës. Ai eksperimentonte duke prerë shiritat, duke i vendosur në kaseta të vogla, e duke krijuar mundësinë e kasetave ku muzika mund të ridëgjohej disa herë.

Ai shkoi në Union Square të San Franciskos ku regjistroi disa priftërinjë karizmatikë gjatë psallmeve karakteristike, të cilët i interpretonin ato mes fjalimit dhe të kënduarit.

Tim Page është profesor i gazetarisë dhe muzikës në Universitetin e Kalifornisë së Jugut. Ai thotë se puna e Reich ishte në kundërshtim me stilin muzikor të kohës.

Ka nga ata studiues e dëgjues që thonë se iu ka ndryshuar jeta mbasi kanë dëgjuar kompozimet e Reich. Kompozitori Steve Reich nisi të ketë ndikim në muzikë, jo vetëm pë zhanrin klasik. Muzikantë si Brian Eno dhe David Bowie, si edhe artistë të hip hopit, ia dedikojnë formimin e tyre muzikor Reichit.

Edhe muzikantë më të rinj të muzikës rrok duket se janë të interesuar për muzikën e Reich-it.

Profesori Tim Page thotë se nuk është vetëm muzika që i tërheq njerëzit tek Steve Richie. Ai ështç 75 vjeçar dhe mbetet sërish një personazh i cili krijon dhe vazhdon aktivitetin e tij, thotë profesori.

Festimet me koncerte e festivale për ditëlindjen e 75-të të të kompzitorit do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj periudhe në Amerikën e Veriut, Europë dhe Australi.

XS
SM
MD
LG