Shtyrja e referendumit mbi statusin e Komunës së Malësisë i ka shtyrë partitë politike shqiptare që të rishikojnë qëndrimin e tyre në Qeverinë e Malit të Zi. Ata akuzojnë pushtetin malazez për mosrespektim të Marrëveshjes, e cila garantonte organizimin e referendumit gjithëpopullor deri në fund të shtatorit të këtij viti.