Lidhje

Komuniteti mysliman dhe anti-terrorizmi


Forcat e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara thonë se arma kyçe në luftën kundër terrorizmit është ndihma e publikut. Por, ndërtimi i besimit mes autoriteteve dhe grupeve të ndryshme, veçanërisht me komunitetet amerikane muslimane, mund të jetë problematik. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Kokab Farshori sjell hollësitë.

Në luftën kundër terrorizmit, autoritetet amerikane thonë se ato kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve. Me tensionet midis policisë dhe publikut shpesh të tensionuara, ata vazhdojnë të kërkojnë besimin e publikut.

"Duhet të keni besim tek autoritetet. Unë do ta nxisja publikun të mos e humbasë besimin ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit. Detyra jonë është mbrojmë dhe t’i shërbejmë publikut dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm me ndihmën e tyre".

Përpjekjet e qeverisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm kanë në shënjestër ideologët ekstremë të gjitha llojeve. Por ka një ndjenjë mes disa amerikanëve myslimanë se ata janë duke u veçuar në mënyrë të padrejtë.

"Unë mendoj se problemi është se autoritetet e zbatimit të ligjit duket se janë përqëndruar tek muslimanët, kur në fakt të dhënat e tyre tregojnë se problemi është shumë më i gjerë".

Duke marrë parasysh sulmet që dyshohet se janë me motive racore, si vrasja e nëntë afrikano-amerikanëve në një kishë në Çarleston muajin e kaluar, policia thotë se i kupton kritikat dhe thotë se ajo është e shqetësuar në lidhje me elementet ekstremiste kudo që ato mund të jenë.

"Ne inkurajojmë çdo prind pavarësisht nga mosha, që të monitorojë aktivitetin e fëmijëve të tyre në mediat sociale në internet, telefonat celular, mesazhet, të gjitha platformat që mund të tregojnë se ata janë përfshirë me grupe të gabuara. Dhe jo vetëm me grupet muslimane, por edhe me grupet lokale që janë duke u bërë një shqetësim i vërtetë".

Përpjekja e policisë duket se po sjell rezultate.

"Puna e policisë me komunitetin ka bërë që policia të marrë një numër informacionesh nga bashkësia muslimane në lidhje me radikalët në mesin e tyre, duke ndihmuar në minimin e komploteve për sulme këtu në Shtetet e Bashkuara," shprehet Dean Alexander i Universitetit Western të Illinois.

Pas më shumë se një dekade të dyshimit të ndërsjellë, bashkëpunimi i tillë është duke u mirëpritur si një shenjë se besimi mes autoriteteve dhe segmenteve dyshuese të publikut mund të jetë në rritje.

XS
SM
MD
LG