Lidhje

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon përpjekjet për të bindur Iranin të ndalë programin bërthamor

  • Andre Neshnera

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon përpjekjet për të bindur Iranin të ndalë programin bërthamor

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon përpjekjet për të bindur Iranin të ndalë programin bërthamor

Për vite me radhë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se programi iranian për pasurimin e uraniumit është projektuar për të prodhuar armë bërthamore. Por Irani ka këmbënguluar vazhdimisht se programi ka vetëm synime paqësore, siç është prodhimi i energjisë.

Një analyzë e shefit të shërbimeve izraelite të zbulimit Meir Dagan tregon se Irani nuk do të jetë në gjendje të prodhojë një armë bërthamore para vitit 2015 ose edhe më vonë.


Ish Këshilltari i Sigurimit Kombëtar, Gjenerali në pension Brent Scowcroft pohon se për momentin Irani nuk përbën problem.

"Për mendimin tim, problem më i madh me Iranin dhe armët bërthamore është se nëse Irani lejohet të zhvillojë teknologjinë e armëve, kjo do të çojë në një rendje pas këtyre armëve, pasi mendoj se fqinjët e tij në rajon, Egjipti, Arabia Saudite, Turqia do të ndjehen të detyruara të bëjnë të njëjtën gjë për vetë-mbrojtje. Këto nuk janë zhvillime që duam t’i tolerojmë”.

Në përpjekje për të bindur Iranin të ndalë programin e tij bërthamor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar 4 rezoluta për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Po ashtu, një numër vendesh të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë vendosur masat e tyre.

Gjatë visitës së fundit në Abu Dabi, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se sanksionet po japing rezultat.

"Sanksionet ia kanë vështirësuar Iranit përpjekjet për të përmbushur ambicjet bërthamore. Irani ka pasur probleme teknologjike që e kanë detyruar të ngadalësojë punën. Pra kemi vërejtur probleme brenda Iranit. Por pyetja kryesore është si ta bindim Iranin se ambicjet për armë bërthamore nuk do ta bëjnë më të sigurtë dhe më të fortë, përkundrazi”.

Gjenerali Scowcroft thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Iranit.

"Objektivi drejt të cilit po shkojmë, por ende nuk e kemi arritur plotësisht, është që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të ballafaqohet me Iranin dhe t’i thotë “JO”. Po bëjmë përparim. Rusia ka vendosur tani të mos i shesë Iranit raketa anti-ajrore. Moska ka mbështetur sanksione më të forta. Kinezët po ashtu. Nëse sigurojmë mbështetjen e tyre të plotë, komuniteti ndërkombëtar do t’i thotë Iranit ‘Mos vazhdo në këtë rrugë. Ne e dimët se keni shqetësime sigurie; ne do t’ju ndihmojmë t’i zgjidhni, por armët bërthamore nuk janë rruga e duhur’. Mendoj se ende kemi shansin për të arritur përparim”.

Gjenerali në pension Anthony Zinni, ekspert për Lindjen e Mesme pohon se Irani duhet t’i nënshtrohet një presioni më të madh ndërkombëtar. Por ai beson gjithashtu se Perëndimi duhet të ndihmojë disdentët brenda në vend.

"Lëvizja e Gjelbër, sipas mendimit tim duhet të ishte mbështetur më shumë prej nesh dhe të tjerëve. Mendoj se udhëheqja dhe regjimi iranian i tremben shtimit të presionit ndërkombëtar. Mendoj se duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërkombëtar e rajonal në mbështetje të sanksioneve dhe më shumë përkrahje për lëvizjet e brendshme si Lëvizja e Gjelbër e cila pëfshin një numër lëvizjesh të tjera. Veprime të tilla, besoj unë, do të kishin efektin më të madh mbi to, krahasuar me retorikën armiqësore”.

Gjeneral Zinni i referohet në këtë rast ekspertëve që kanë bërë thirrje për goditje ushtarake kundër Iranit. Ai shprehet kundër veprimeve të tilla, po ashtu edhe Brent Scowcroft.

"Nuk mendoj se kjo është zgjidhja e duhur. Mendoj se ka rëndësi që Irani ta ndjejë presionin, por goditjet ushtarake së pari vetëm e vonojnë, por nuk e pengojnë shndërrimin e Iranit në fuqi bërthamore. Po ashtu ato do të acaronin lidhjet e Amerikës me botën myslimane. Pasojat për ne do të ishin një angazhim ushtarak për dekada me radhë në këtë rajon. Ndoshta një veprim i tillë do të jetë i nevojshëm, por është ndër alternativat e fundit”.

Administrata Obama ka preferuar rrugën diplomatike në marrëdhëniet me Iranin. Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se të gjitha opsionet mbete të hapura, gjë që do të thotë se Uashingtoni nuk e përjashton alternativën e goditjeve ushtarake.

XS
SM
MD
LG