Lidhje

Dita e fundit e konferencës së Kairos


Çështja kryesore ku u përqëndrua takimi ishte konflikti në Siri

Udhëheqës të vendeve islamike u takuan sot në ditën e fundit të konferencës që po mbahet në Kairo. Çështja kryesore ku u përqëndrua takimi ishte konflikti në Siri.

Organizata për Bashkëpunim e Vendeve Islamike prej 57 vendesh pritet të bëjë thirrje për dialog politik në Siri për t’i dhënë fund luftimeve që kanë shkaktuar rreth 60 mijë të vrarë. Në projektdeklaratë, udhëheqësit dënonin qeverinë e presidentit sirian Bashar al Assad për gjakderdhjen në vend.

Organizata për Bashkëpunimin e Vendeve Islamike e përjashtoi Sirinë nga radhët e veta në gusht në vitit të kaluar duke dënuar presidentin Bashar al Assad për përdorimin e dhunës ndaj popullit të tij.
XS
SM
MD
LG