Lidhje

Komuniteti homoseksual, konferencë në Tiranë


Takimi rajonal për të drejtat e këtij komuniteti i organizuar nga ambasada amerikane. Ambasadori Aleksander Arvizu: Jo paragjykimeve

Në Tiranë nis sot një konferencë rajonale me përfaqësuesë nga 17 vende, ku do të diskutohet për të drejtat e komunitetit homoseksual. Konferenca e organizuar nga ambasada amerikane u hap me një përshëndetje të sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, bëri thirrje që të hiqej dorë nga paragjykimet, ndryshe nga c’bënë disa zyrtarë tha ai, duke ju referuar polemikave që shkaktuan njoftimet mediatike për një paradë të mundshme të komunitetit homoseksual në Tiranë, disa javë më parë. Ambasadori Arvizu tha se megjithatë po shihen sipas tij shenja të ndryshimit. Nga ana e tij kryetari i bashkisë së kryeqytetit Lulëzim Basha, u shpreh se Shqipëria është një vend i mirëkuptimit dhe tolerancës. “Pavarësisht bindjeve njerëzit meritojnë respekt” tha si duke shpjeguar se në bashkinë e drejtuar prej tij është hapur edhe një zyrë kundër diskriminimit.

Synimi i konferencës që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar është nxitja e ideve të reja për tu përballuar me sfidat që ka has komuniteti homoseksual jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të rajonit.
XS
SM
MD
LG