Lidhje

Kongresi sot voton mbi planin e propozuar nga republikanët për çështjen e borxhit

  • Zëri Amerikës

Kongresi sot voton mbi planin e propozuar nga republikanët për çështjen e borxhit

Kongresi sot voton mbi planin e propozuar nga republikanët për çështjen e borxhit

Sot në Kongresin amerikan votohet mbi planin e propozuar nga republikanët për zgjidhjen e çështjes së borxhit. Afati i caktuar për arritjen e marrëveshjes është data 2 gusht. Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët po votojnë lidhur me planin e propozuar nga Kryetari i Dhomës së Përfaqëseusve Xhon Bejner, që do të rriste tavanin e borxhit prej 14,3 trilionë dollarësh në shkëmbim të shkurtimit të shpenzimeve qeveritare me miliarda dollarë.

Plani i zotit Bejner është kritikuar nga elementët ultra-konservatorë të fraksionit “Tea Party” të Partisë Republikane dhe nga opozita demokrate. Konservatorët thonë se plani i zotit Bejner shkurton shumë pak shpenzimet, ndërsa demokratët thonë se plani i zotit Bejner do ta hapte çështjen përsëri për diskutime para zgjedhjeve të ardhshme.

Në se plani i zotit Bejner miratohet në Dhomën e Përfaqësusesve të kontrolluar nga republikanët, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Harry Reid thotë se ai do ta çojë menjëherë planin për votim në Senat, ku ai shton se do të hidhet poshtë nga demokratët.

Ligjvënësi Reid mbështet një tjetër plan, të cilin ai e cilëson një kompromis që përfshin shumë kërkesa të republikanëve. Zoti Reid thtoë se plani i tij do ta rriste tavanin e borxhit, do t’i shkurtonte shpenzimet me 2,5 trilionë dollarë dhe nuk do të rriste taksat. Presidenti Obama ka kërcënuar se do t’i verë veton ligjit, i cili është kundërshtuar edhe nga aleatët e Presidentit në Senat, si dhe nga një numër republikanësh, të cilët janë pjesë e lëvizjes ultra-konservatore Tea Party.

XS
SM
MD
LG