Lidhje

Kongresi amerikan i ndarë mbi seancat për myslimanët radikalë

  • Zëri Amerikës

Kongresi amerikan i ndarë mbi seancat për myslimanët radikalë

Kongresi amerikan i ndarë mbi seancat për myslimanët radikalë

Një seancë dëgjimore kundrathënëse që identifikon kërcënimin nga radikalët në komunitetin musliman amerikan, ka nxjerrë në pah ndasitë e thella mbi këtë çështje mes ligjvënësve amerikanë.

Kryetari i komisionit të Çështjeve të Sigurisë Kombëtare, ligjvënësi republikan Peter King, e hapi seancën e sotme duke deklaruar se al Kaida është duke bërë një përpjekje të bashkërenduara me pikësynimin për të radikalizuar muslimanët e rinj në SHBA.

Zoti King hodhi poshtë kritikat se kjo seancë dëgjimore në mënyrë të padrejtë përqendrohet vetëm tek muslimanët dhe tha se nuk ka asgjë “radikale dhe joamerikane” në këtë seancë. Ai tha se reagimet janë luhatur nga mosbesimi tek “hakmarrja dhe histeria”.

Ligjvënësi demokrat Bennie Thompson, ngriti shqetësimin se kjo seancë mund të përdoret nga ata të cilët kërkojnë të frymëzojnë “një brez të ri terroristësh”.

Deklaratat e ligjvënësit King u kundërshtua nga demokrati Kith Ellison, ligjvënësi i parë mysliman i zgjedhur në Kongresin amerikan.

Në një dëshmi emocionale, Elison tha se ai shqetësohet se kjo seancë vetëm ndihmon në fajësimin e të gjithë komunitetit musliman në SHBA për aktet e individëve, duke e quajtur këtë gjë të gabuar dhe jo të frytshme.

XS
SM
MD
LG