Lidhje

Kongresi amerikan thekson mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve

  • Majkëll Bauman
  • Uashington

Kongresi amerikan thekson mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve

Kongresi amerikan thekson mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve

Administrata Obama thotë se myslimano-amerikanët vazhdojnë të jenë objektivi kryesor i urrejtjes, shkeljes së të drejtave dhe diskriminimit, një situate që kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga autoritetet. Pikërisht ҫështja e mbrojtjes së të drejtave të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara ishte në qendër të një seance me pyetje përgjigje në Kongres.

Rreth 10 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 ndaj Shteteve të Bashkuara, ato mund të mos jenë më të freskëta në ndërgjegjen kolektive të Shteteve të Bashkuara, por pasojat tek komuniteti mysliman i vendit mbetet shumë reale. Ndihmës prokurori për të Drejtat Civile Tomas Perez dëshmoi për këtë ҫështje para Nënkomisionit Juridik të Senatit për të Drejtat Civile.

“Fatkeqësisht tha ai, vazhdojmë të shohim një prirje për dhunë dhe diskriminim ndaj komuniteteve myslimane, atyre arabe dhe nga Azia Juglindore. Në ҫdo qytet ku jam takuar me udhëheqësit e pakicave myslimane, jam befasuar nga ndjenja e frikës që mbizotëron në jetën e tyre: frikë për dhunë, urrejtje dhe diskriminim.”

Zoti Perez tha se shkelja e të drejtave të myslimanëve është veҫanërisht akute dhe e dhimbshme për fëmijët myslimanë të lindur në SHBA:

“Vazhdimisht dëgjoj ankesa se fëmijët ndeshen me kërcënime në shkolla, se ata i quajnë terroristë dhe i thonë të kthehn në vendet e tyre, edhe pse ky është në fakt vendi i tyre.”

Statistikat federale tregojnë për një shtim të madh të krimeve me motiv urrejtjen ndaj myslimano-amerikanëve. Senatori demokrat Riҫard Durbin i Ilinoit, ja hodhi pjesërisht fajin figurave politike dhe fetare në Shtetet e Bashkuara, që e denigrojnë islamin.

“Një nga anëtarët kryesorë të Kongresit tha : Ka shumë xhamija në vendin tonë”. Madje edhe një udhëheqës i njohur fetar tha se islami është i keq. Këto fjalime nga figura të njohura publike krijojnë një klimë të favorshme për diskriminim,”- tha zoti Durbin.

Krahas me lirinë e fesë, liria e fjalës është një e drejtë civile e amerikanëve.

Balanca e të drejtave dhe përgjegjësive në një shoqëri të lirë ishte fokusi i komenteve të senatorit nga Karolina e Jugut Lindsi Graham. Ai i bëri thirrje myslimanëve të luftojnë kundër përhapjes së islamit radikal.

“I drejtohem komunitetit amerikano-mysliman, unë do t’ju mbështes ndërsa praktikoni fenë tuaj sipas kushtetutës amerikane. Por ju bëj thirrje që të luftoni kundër prirjeve ekstremiste dhe mesazheve radikale.”

Vitin e kaluar në shehsin Times Square të Nju Jorkut u zbulua një komplot për sulm terrorist, në saje të një amerikani mysliman vigjilent, i cili lajmëroi autoritetet.

Një studim i vitit 2010 i financuar nga Instituti Kombëtar i Drejtësisë arriti në përfundimin se, megjithëse myslimano-amerikanët vazhdojnë të jenë viktima të paragjykimeve dhe diskriminimit, komuniteti ka zbatuar praktikat e vetëmbrojtjes, për t’u ruajtur nga ideologjia radikale dhe për kufizimin maksimal të myslimano-amerikanëve radikalë.



XS
SM
MD
LG