Lidhje

Kongresi arrin marrëveshje për fondet federale


Kongresi arrin marrëveshje për fondet federale
Kongresi arrin marrëveshje për fondet federale

Udhëheqës të Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje për miratimin e fondeve të qeverisë federale, e cila do të shmangë mbylljen e shumicës së zyrave qeveritare.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, tha sot se një projektligj për fondet e qeverisë u përgatit në bashkëpunim midis ligjvënësve të të dyja palëve.

Ish Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe njëkohësisht kryetarja e pakicës demokrate në dhomën e ulët të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi akuzoi republikanët se po përdorin strategji politike të posaçme, të cilat sjellin shtyrje për në momentin e fundit të negociatave mbi çështje shumë të rëndësishme.

XS
SM
MD
LG