Lidhje

Kongresi karpato-ballkanik i gjeologjisё


Shqipёria po zbulon burime tё reja energjie nё naftё, gaz e minerale dhe po kujdeset mё shumё pёr shfrytёzimin e rregullt tё pasurive nёntokёsore. Kёshtu deklaroi sot ministri i energjisë dhe industrisë, Damian Gjiknuri, në Kongresin e 20 Karpato-Ballkanik të Shërbimeve Gjeologjike të Rajonit, i cili u mbajt pёr herё tё parё nё Shqipёri. Ai theksoi se pёr herё tё parё kёtё vit Shqipёria themeloi gjeologjinё detare, ndёrsa zbulimet e reja nё industrinё minerare dhe hidrokarbure po i japin njё zhvillim tё rёndёsishёm ekonomisё shqiptare.

Gjeologjia dhe minierat
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00

“Zbulimet e reja nga aktiviteti kёrkimor i Shell-Petromanas kanё zgjuar interesin pёr fushat naftёmbajtёse nё Shqipёri. Një zbulim që në fakt është bazuar edhe në punën e bërë më parë nga gjeologët shqiptarë. Aty ku ata kishin menduar se kishte rezerva po bëhen kërkimet dhe qëlloi të ketë vërtet naftë. Kjo tregon jo vetëm për soliditetin e shumë gjetjeve shkencore në vendin tonë por njëkohësisht edhe mundësitë e reja që po hapen në fushën e hidrokarbureve” - tha ministri Gjiknuri.

Pёr t'u dhёnё fund abuzimeve tё deritanishme me minierat dhe zonat hidrokarbure, Shqipёria po zgjeron kontrollin nё kompanitë e naftës për të parë se sa është e mira që u shkon shtetit dhe se sa i shkon atyre. Puna e kompanive nё zonat minerare po monitorohet nga afёr që tё garantohet siguria në punë pёr punёtorёt dhe standardet e kërkuara. Ligji minerar po rishkohet pёr tё administruar sa mё mirё zonat minerare tё Shqipёrisё, pёr tё zhvilluar sektorin dhe pёr tё mbrojtur jetёn e njerёzve. Humbja e jetёve tё minatorёve ёshtё e papranueshme, sidomos kur shkaktohet prej moskontrollit dhe nёnvlerёsimit. Mundёsi tё reja pёr zbulim tё naftёs ka edhe nё fusha tё tjera me hidrokarbure, tha ministri Gjiknuri.

“Qeveria po krijon mekanizmat e duhura qё për fushat e mbetura, apo ato fusha që nuk po performojnë siç duhet nga investitorët e ndryshëm që i kanë marrë përsipër por fatkeqësisht nuk kanë bërë asgjë, të hapet mundësia t'u ofrohen këto fusha kompanive shumë të mëdha e të interesuara për naftën shqiptare. Realisht, jam dëshmitar i një interesi të rritur nga kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë të marrin pjesë në eksplorimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve shqiptare. Shteti do të garantojnë një garë transparente e do të marrë interesat më të mira për publikun shqiptar, jo siç ka ndodhur shpesh herë kur interesat e publikut janë nëpërkëmbur në favor të kompanive” - tha ministri Gjiknuri.

Ligji i ri minerar pritet t'i japё zgjidhje edhe problemit tё vjetër të Bulqizёs; copёtimit tё territorit minerar, që ka dëmtuar jetë njerëzish. Ndryshimet ligjore rritin transparencёn e investuesve vendas dhe tё huaj qё punojnё nё industrinё minerare dhe pёrpunuese me fabrika pasurimi apo shkrirjeje. Falё punёs sё gjeologёve shqiptarё e tё huaj nё Shqipёri janё zbuluar 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, 7 vendburime bitumi e rëra bituminoze, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta.

XS
SM
MD
LG