Lidhje

Kongresi dhe marrëveshja bërthamore


Senati amerikan miratoi ligjin që i jep Kongresit të drejtën të shqyrtojë dhe ndoshta të hedh poshtë marrëveshjen e mundshme ndërkombëtare mbi programit bërthamor të Iranit.

Senati votoi njëzëshëm, me 98 vota pro dhe vetëm një kundër. Projektligji do të shkojë tani për shqyrtim në Dhomën e Përfaqësuesve ku pritet të debatohet javën e ardhshme.

Pasi e kundërshtoi fillimisht mundësinë e shqyrtimin nga Kongresi të marrëveshjes që synon kufizimin e aftësisë bërthamore të Iranit, presidenti Obama thotë tani se do ta firmosë projektligjin në se Kongresi e miraton atë.

XS
SM
MD
LG