Lidhje

SHBA: Rrjedhja e informacionit në shtyp

  • Cindy Saine

Katër udhëheqës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit të Kongrsit amerikan kanë kritikuar ashpër rrjedhjen e informatave në shtyp lidhur me operacionet e zbulimit dhe janë zotuar se do të marrin masa për të ndalur rrjedhje të tilla. Udhëheqësit u takuan dje me dyer të mbyllura me drejtorin e zbulimit kombëtar, Xhejms Cllepër.

Me një unitet si rrallë herë në një Kongres shpesh të polarizuar, katër udhëheqësit republikanë dhe demokratë të komisioneve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi, në të cilën dënuan rrjedhjen e informatave rreth operacioneve të zbulimit amerikan. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për zbulimin, republikani, Majk Roxhers, tha se kjo rrjedhje informacioni është më seriozia që ai ka parë ndonjëherë.

"Meqë ne të katërt dalim sëbashku sot dhe flasim për këto rrjedhje, shpresoj të dërgojë një mesazh shumë të qartë”.

Mes informacionit të dekonspiruar që u botua në gazetën The New York Times është lajmi për përpjekejt e zbulimit për të bllokuar programin bërthamor të Iranit nëpërmjet sulmeve kibernetike, si dhe lajmi për sulmet me avionë të telekomanduar amerikane. Senatori republikan Saxby Chambliss nga Xhorxhia tha se kohët e fundit ka patur shumë raste të nxjerrjes së sekretee.

"Mendoj se është fare e qartë se të gjithë ne jemi tepër të indinjuar rreth faktit se jo vetëm që është dekonspiruar informacioni, por ka patur disa raste njëri pas tjetrit nga komuniteti i zbulimit gjatë disa javëve dhemuajve të fundit. Qartazi, ne synojmë t’i themi ndal këtij fenomeni”.

Në fillim të kësaj jave, Senatori republikan Xhon Mekein ndezi kundërthëniet lidhur me këtë çështje, duke thënë se mund të arrihej në përfundimin nga disa artikuj të kohëve të fundit se rrjedhja e informatave kishte si qëllim “avancimin e ambicjeve politike të presidentit për hir të rizgjedhjes në dëm të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”. Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë me indinjatë këto komente, duke i quajtur absurde.

Në një konferencë shtypi në Kapitol dje, të katër udhëheqësit e komisioneve të zbulimit nuk e fajësuan Shtëpinë e Bardhë për dekonspirimin e informatave, duke thënë se Byroja Federale e Hetimeve po heton rastet dhe se komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve po ashtu do të hetojnë incidentet dhe se nuk donin të gjykonin para kohe. Senatorja Dajen Fainstain tha se do të donte miratimin sëshpejti të ligjeve me votën e përbashkët të të dy partive për të minimizuar rrjedhjen e informacionit sekret në të ardhmen. Ajo tha se nuk bënte me faj njeri tani për tani.

“Kjo nuk është për t’i ngarkuar përgjegjësinë dikujt. Ne duam të themi se jemi përballë një problemi dhe duam ta ndalim atë. Ne nuk jemi duke përcaktuar fajtorin”.

Udhëheqësit e Kongresit u takuan gjithashtu edhe me drejtorin e FBI-së, Robert Muller, për të diskutuar rastet e dekonspirimit të informatave. Senatorja Fajnstain tha se incidente të tilla mund t’i bëjnë aleatët tanë të rezervohen që të marrin pjesë në operacioni të zbulimit me Shtetet e Bashkuara që do të vinin jetë në rrezik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG