Lidhje

Kongresi shqyrton taksat dhe marrëveshjen e armëve me Rusinë

  • Zëri Amerikës

Kongresi shqyrton taksat dhe marrëveshjen e armëve me Rusinë

Kongresi shqyrton taksat dhe marrëveshjen e armëve me Rusinë

Kongresi i Shteteve të Bashkuara filloi sot seancë që njihet si “lame duck”, një term i përdorur kur Kongresit që po i mbaron mandati, ku në ditët e ardhshme do të shqyrtojë disa çështje të rëndësishme, si taksat dhe ratifikimin e një marrëveshjeje për armët bërthamore me Rusinë.

Kjo seancë është rasti i fundit për marrjen e vendimeve politike nga ligjvënësit për të cilët u votua kundër, ose që nuk morën pjesë në zgjedhjet e zhvilluara në fillim të muajit. Kongresi i ri fillon nga puna në muajin janar, ku në Dhomën e Përfaqësuesve ka shumicën Partia Republikane dhe ajo demokrate ka një shumicë më të vogël në Senat.

Presidenti Obama thotë se ka një ndjenjë relativisht të mirë lidhur me shanset që Senati të miratojë traktatin për armët bërthamore me Rusinë. Pas kthimit nga Azia dje, zoti Obama tha se kjo masë gëzon një mbështetje të konsiderushme nga të dyja partitë.

Republikanët kanë shprehur shqetësim lidhur me kufizimin e përpjekjeve amerikane për mbrojtjen nga raketat dhe thonë se arsenali bërthamor i SHBA duhet modernizuar. Traktati do të shkurtonte arsenalin e armëve bërthamore të SHBA dhe Rusisë me një të tretën, por që të hyjë në fuqi, ai duhet të ratifikohet nga dy të tretat e Senatit.

XS
SM
MD
LG