Lidhje

Një grup kongresmenësh amerikanë vizitojnë Tiranën


Një delegacion anëtarësh të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të drejtuar nga kryetari Bob Goodlatte, po viziton Tiranën për të diskutuar me drejtuesit politikë dhe shtetërorë zhvillimet e fundit politike.

Në takimin me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, sipas njoftimit nga presidenca, ata shkëmbyen mendime e pikëpamje mbi situatën politike, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecurinë e reformës në drejtësi, rëndësinë e shtetit ligjor, shqetësimin për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim, sipas njoftimeve, u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend.

Delegacioni i kongresmenëve pritet të takohen edhe me drejtues politikë e shtetërorë të Shqipërisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG