Lidhje

Kongresmenët Engel, Mek, thirrje për më shumë njohje


Kongresmenët Engel, Mek, thirrje për më shumë njohje
Kongresmenët Engel, Mek, thirrje për më shumë njohje

Dy ligjvënës të Kongresit amerikan i bënë thirrje vendeve të botës që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më shpejt këtë. Eliot Engel dhe Connie Mack komentuan dje në selinë e Kongresit amerikan në praninë e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Deri tani, Kosovën e kanë njohur 69 vende duke filluar nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore. Shumë vende kishin thënë se prisnin opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë për ta njohur Prishtinën. Ligjvënësi demokrat Eliot Engel gjatë 22 vjetëve që shërben në Kongresin amerikan ka qenë një përkrahës i zjarrtë i pavarësisë. Tani që Gjykata e shprehu opinionin e saj, ai thotë se njohjet nuk duhet të vonojnë.


“Opinioni u dha. Prandaj vendeve që prisnin opinionin e Gjykatës, e cila e quan pavarësinë të ligjshme dhe Republikën e Kosovës legjitime, do t’u bëja thirrje përsëri atyre që ta njihnin Kosovën.”

Ligjvënësi republikan nga Florida Connie Mack e quajti opinionin e Gjykatës një fitore të rëndësishme për Kosovën.

“Opinioni i Gjykatës tregon se idetë e lirisë fitojnë. Njerëzit aspirojnë të jenë të lirë dhe ju keni luftuar për këtë pavarësi dhe liri prandaj opinioni i Gjykatës është i merituar. Ju mund të mbështeteni te Shtetet e Bashkuara, te zoti Engel dhe te unë në përpjekjet tuaja për të bashkuar njerëzit,” tha kongresmeni Connie Mack.

Zoti Mack bëri thirrje gjithashtu për më shumë njohje.

"Ishte një opinioni mjaft i qartë i cili nuk linte dyshime. Prandaj, për ato vende të cilat deri tani kanë qendruar mënjanë tani është koha të veprojnë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të lëvizim përpara dhe të punojmë së bashku".

Ligjvënësit Engel dhe Mack janë të dy anëtarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan.

XS
SM
MD
LG