Lidhje

Konkurs për interpretimin e Himnit Kombëtar


Këtë vit, fituesja e konkursit kombëtar do të interpretojë me Orkestrën Simfonike të Baltimorës

Më 4 Korrik, amerikanët festojnë Ditën e Pavarësisë me parada, fishekzjarre dhe në disa komunitete, me koncerte me këngë patriotike. Rreth 95 kilomentra në veri të kryeqytetit të vendit, Uashington, Orkestra Simfonike e Baltimorës jep koncerte nën qiell të hapur. Koncerti i këtij viti do të hapet me një këngëtare e re që do të interpretojë Himnin e Flamurit. Ajo u zgjodh në muajin prill në një konkurs mbarë-kombëtar.

Himni Kombëtar mund të jetë një interpretim i vështirë, por më shumë se 24 këngëtarë, 8-17 vjeç morën pjesë në konkurs për të interpretuar me Orkestrën Simfonike të Baltimorës. Laura Farmer ishte një nga juristët:

“Kemi katër juristë që analizojnë këngëtarët për qëndrimin, aftësinë në interpretim, tonin, prezencën në skenë dhe forcën e zërit, pasi duhet të ngrenë zërin mbi tingujt e orkestrës”.

Fituesja e sivjetshme Cassidy Hamilton, e arriti pa problem këtë standard:

“Më duket se dashuria për muzikën më lindi fare herët në shkollë fillore. Por mund të kemë qenë 14 vjeçe kur e kuptova se doja të bëhesha me profesion këngëtare”.

Cassidy, e cila është nga një periferi e qytetit Anapolis të Merilendit, ka studiuar kanto me Larry Friedman. Instruktori i saj thotë se ky është një shans i madh për Cassidy-n:

“Të paktë janë të rinjtë në moshën e saj që kanë shansin të këndojnë me një orkestër simfonike”.

Adalia Jimenez-it iu dha ky shans tre vjet më parë, kur ishte vetëm 11 vjeçe. Ajo ka një këshillë për Cassidy-n.

“Ajo nuk duhet të emocionohet, thjesht ta shijojë këtë moment, pasi do të mbarojë shumë shpejt. Unë do të doja ta kisha përsëri atë mundësi”.

Që nga ajo kohë, Adalia ka interpretuar disa herë dhe jo vetëm me Orkestrën Simfonike të Baltimorës.

Megjithëse Cassidy nuk interpreton për herë të parë në skenë, ajo e ka të qartë që këtë herë është ndryshe:

“Jam shumë e entuziazmuar. E pres me padurim” thotë Cassidy.
XS
SM
MD
LG