Lidhje

Konkurs për avionët më efikasë në përdorimin e karburantit


Konkurs për avionët më efikasë në përdorimin e karburantit
Konkurs për avionët më efikasë në përdorimin e karburantit

Shpesh dëgjojmë të flitet për makina hibride, që punojnë me energji elektrike dhe përshkojnë rreth 20 km për litër karburanti. Inxhinierët po eksperimentojnë gjithashtu me një tjetër formë transporti elektrik – avionë që mund të përshkojnë 85 kilometra për litër karburanti. Në vazhdim ju njohim me konkursin Sfida e Fluturimeve të Gjelbra dhe fituesin e vendit të parë, që mori 1.35 milionë dollarë.

Avionë eksperimentalë u ngjitën në qiejt mbi Kaliforni kohët e fundit, në një konkurs që vlerësonte përdorimin sa më efikas të karburantit.

Sponsorizuesi i aktivitetit, Fondacioni për Efiçencën në Fluturimin e Avionëve, me inicialet CAFE, u kërkonte pjesëmarrësve të mbulonin një distancët prej 322 kilometrash për më pak se dy orë, duke përdorur më pak se 3.75 litra karburant për pasagjer në bord, ose një sasi të krahasueshme energjie.

14 ekipe u regjistruan. Juria vendosi se 3 ekipi përmbushnin kushtet për konkurim:

Këto avionë të rinj janë 5-10 herë më efikasë në përdorimin e karburantit se avionët tradicionalë, tha zyrtari kryesor për teknologjinë pranë NASA-s, Joseph Parrish, gjatë ndarjes së çmimeve:

"Nuk është e mundur të fitohet Sfida e Fluturimeve të Gjelbra me avionë tradicionalë. Fitimi i këtij konkursi kërkonte novacione. Bateri më të lehta, motorë më kompaktë dhe të fuqishëm, strukturë më të sofistikuar dhe të lehtë. Këto novacione do t’u shërbejnë edhe të tjerëve, jo vetëm komunitetit të aero-hapësirës. Mund të përdoren në të ardhmen në industrinë automobilistike, në transportin publik, në industritë e gjelbra”.

Ekipi Pipistrel-USA.com nga Pensilvania mori çmimin kryesor prej 1.35 milion dollarësh, për avionin e tyre elektrik, Taurus G4. Avioni arriti efiçencën ekuivalente të 171 kilometrave për litër karburanti. Jack Langelaan drejtoi ekipin fitues:

"Së bashku kemi treguar se elektriciteti nuk është vetëm një alterantivë funksionale, por një zgjidhje e bukur për furnizimin e këtyre avionëve. Kur avionët tanë fluturojnë në lartësinë prej 600 metrash mbi tokë, nuk dëgjohet zhurma. Kur kalojnë pranë, nuk lëshojnë gaze. Energjia e përdorur për ri-karikimin e baterive prodhohet në një central gjeo-termal që shfrytëzon energjinë e burimeve gjeo-termale pranë Santa Rozës në Kaliforni”.

Zoti Langelaan tha se kushton rreth 7 dollarë për kilovatët e energjisë që nevojiten për të furnizuar avionin Taurus G4 për një udhëtim dy orësh.

Ekipi e-Genius nga Kalifornia doli në vend të dytë duke marrë 120 mijë dollarë për një avion elekrik që përshkoi 160 kilometra për litër. Ekipi fitoi edhe një çmim tjetër. Zhurma e avionit i ngjet zhurmës që bën një pajisje shtëpiake. Eric Raymond mori çmimin për avionin më të qetë në emër të ekipit:

"Mendova, njerëzit presin të shohin përparim me kalimin e kohës. Ata duan avionë pa zhurmë në të ardhmen, por ende nuk ka pasur përparim në këtë drejtim. Duhet që të mbështesim më shumë inxhinierët”.

Sfida e Fluturimeve të Gjelbra u sponsorizua nga kompania Google dhe fondet për çmimet u ofruan nga NASA. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se ekipet konkurruese investuan mbi 4 milion dollarë për të realizuar projektet e

XS
SM
MD
LG