Lidhje

Konrad Pope përmes muzikës tregon historinë e artistes Merlin Monro

  • Mike O'Sullivan

Konrad Pope përmes muzikës tregon historinë e artistes Merlin Monro

Konrad Pope përmes muzikës tregon historinë e artistes Merlin Monro

Filmi i ri “My Week with Marilyn” tregon historinë e një jave në jetën e yllit legjendar të filmit Marilin Monro, e cila në vitet 1950 ishte në Britani për të realizuar një film me aktorin e njohur Laurens Olivier. Mike O'Sullivan njofton se detyra e kompozitorit Conrad Pope, i cili kompozoi muzikën për filmin e ri, ishte përshkrimi i asaj periudhe dhe tregimi i historisë përmes muzikës.

Ishte viti 1956 dhe Marilyn Monroe, ende një aktore e re, ishte sensacion i kohës në Britani. Ajo ishte atje për të interpretuar me Lorenc Oliverin, një personalitet i një tjetër standarti. Roli i bjondes së bukur luhet nga aktorja Michelle Williams.

Kompozitorit Conrad Pope iu propozua të krijonte muzikën për këtë film.

Në skenën e filmit, grupi ka rikrijuar një periudhë kohore, ku rrëfehet një histori e shkurtër dashurie në mes të Merilin Monrosë dhe një ndihmës producenti.

Në pianon e tij në Hollywood, kompozitori Pope ka kapur ndjenjat e çdo skene në kompozimin e muzikës së filmit, duke përdorur temën e një kënge nga kompozitori francez Alexandre Desplat.

“Marilyn Monroe është sigurisht një figurë e madhe dhe kjo të lejon të kesh gjithë këtë muzikë madhështore. Ajo është një figurë që krijon reagime të forta, sidomos te meshkujt. Prandaj, kjo na mundëson të përdorim muzikë të hareshme.”

Muzika e filmit është frymëzuar nga muzika xhaz e bandave të mëdha instrumentiste. Kompozitori Pope thotë se ajo ndryshon nga skena në skenë.

“Ne kemi marrë tema të thjeshta të cilat i kemi modifikuar në forma të ndryshme dhe ky është rezultati që kemi arritur”.

Conrad Pope është një dirigjent veteran i cili ka punuar në dhjetra filma të njohur. Ky është filmi më i madh që ai ka marrë pjesë si kompozitorit deri më tani.Ai thotë se puna në këtë film ishte ideale për një kompozitor.

“Po, unë mendoj se për këdo që është muzikant në Hollywood, angazhimi në një film të këtij lloji është një ëndërr e madhe.”

Ai thotë se muzika ndihmon në rrëfimin e subjektit t filmit “Java ime me merlinin”dhe lejon shikuesin të kuptojë jetën e shkurtër dhe tragjike të yllit të talentuar, e cila vdiq në moshën 36 vjeçare nga një mbidozë droge.

XS
SM
MD
LG