Lidhje

Konservatorët francezë debatojnë rolin e fesë


Konservatorët francezë debatojnë rolin e fesë
Konservatorët francezë debatojnë rolin e fesë

Partia UMP që qeverisë Francën e quan atë një debat mbi fenë dhe laicitetin. Por shumë njerëz këtu e shohin atë si debat mbi fenë islame, një debat që ka përçarë thellë popullin francez madje para se të fillonte. Biles, edhe kryeministri francez Francois Fillon është distancuar, duke e bërë të ditur se ai nuk do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët që i fillon sot punimet në Paris.

Duke folur para mbështetësve në qyetetin jugor, Marseille të shtunën, Sekretari i Përgjithshëm i partisë UMP, Jean Francois Cope i cili drejton debatin, e cilësoi atë si një përpjekje për t’i dhënë çështjes dimensione intelektuale dhe filozofike.

Zoti Cope thotë se tryeza e rrumbullakët do të përfshijë propozime mbi krijimin e një ligji mbi laicitetin dhe lirinë fetare. Rregullat mbi laicitetin duhet të respektohen, thotë ai, rregullat në klasë, në sporte dhe spitale.

Por kritikët argumentojnë se kjo vetëm sa shton tensionet egzistuese rreth fesë islame, feja e dytë më e madhe në Francë. Përmes një deklerate të përbashkët udhëheqësit protestan, mysliman, ortodoks, hebre dhe budistë thanë javën e kaluar se debati thjeshtë do të shtonte konfuzionin gjatë një periudhe tashmë të trazuar që po perjeton Franca.

Pjestarët e opozitës politike thonë se debati është një përpjekje e maskuar lehtë nga partia e qendrës së djathtë e presidentit Nicolas Sarkozy për të fituar përkrahjen e të djathtëve një vit para zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë një interviste të kohëve të fundit me radion France-Info, kryebashkiaku i Parisit Bertrand Delanoe, anëtar i Partisë Socialiste në opozitë, tha se gjithçka ishte e gabuar mbi debatin për laicitetin.

Zoti Delanoe tha se tema e debatit nuk kishte synim të ndihmonte Francën të ecë përpara duke ndarë vendin para fushatës presidenciale. Ai tha se kjo e ka përforcuar kauzën e partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, e cila pati suksese të mira në zgjedhjet lokale.

Debati është gjithashtu sensitiv sepse ndodh vetëm pak javë para se të futet në zbatim një ligj që ndalon mbulimin e fytyrës.

XS
SM
MD
LG