Lidhje

Mundësia e negociatave të paqes në Afganistan

  • Gary Thomas

Mundësia e negociatave të paqes në Afganistan

Mundësia e negociatave të paqes në Afganistan

Kanë filluar kontaktet paraprake mes qeverisë afgane të presidentit Hamid Karzai dhe disa elementeve të talebanëve për mundësinë e negociatave paqësore. Nuk dihet se në çfarë niveli do të zhvillohen bisedimet paqësore paraprake. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Gary Thomas, të gjitha palët që kanë interesa të mëdha në bisedimet afgane të paqes kanë qëllime të ndryshme politike mbi atë se çfarë mund të arrihet nga bisedimet.

Se kush do të marrë pjesë në këto tentativa për bisedime mes qeverisë së presidentit Karzai dhe talebanëve, si dhe temat e diskutimeve po mbahen të fshehta.
Por kordinatori i Ekipit Monitorues të OKB-së që monitoron al-Kaidën dhe talebanët, Richard Barret, i tha Zërit të Amerikës se bisedimet paraprake po organizohonen për arsye se të gjitha palët janë të vetëdishme se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem.

Mendoj se kjo është kohë e përshtatshme për bisedime, sepse të gjithë e dinë se luftimet nuk sjellin zgjidhje. Të gjithë janë nën presion. Presioni vjenë si nga brenda vendit, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara. Popullariteti i luftës po bie, njerëzit po venë në pikëpyetje luftën, dhe mendoj se ekziston dëshira për t’i dhënë fund asaj. Kjo ndjenjë mbretëron edhe ne vendet e tjera, të cilat kontribuojnë me trupa ushtarake.”

Talebanët vazhdojnë të mohojnë se ka patur diskutimeve mes tyre dhe qeverisë së Karzait, duke këmbëngulur se forcat e huaja duhet të ikin nga Afganistani para fillimit të bisedimeve. Por analistët thonë se ky qëndrim është një përpjekje për të mbajtur të bashkuar lëvizjen e tyre, ndërkohë që çështjapo zgjidhet me mënyrën politike.

Shtetet e Bashkuara thonë se Talibanët duhet së pari të dorëzojnë armët, të ndërprejnë kontaktet me Al-Kaidën dhe të pranojnë kushtetutën afgane.
Ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Afganistanin Francesco Vendrell thotë se këto janë çështjet kryesore të negociatave.
“Nuk besoj se këto do të jenë parakushte për zhvillimin e bisedimeve. Këto janë çështje të cilat mund të diskutohen në tavolinën e bisedimeve, por jo si parakushte. Mendoj se shumica prej nesh i ka parë këto lloj qëndrimesh si parakushte, se talebanët nuk duhet të ulen në tavolinën bisedimeve, pa u larguar nga vendi. Mendoj se kjo do të jetë çështje e hapur për diskutim.”

Askush nuk mund të parashikojë me siguri se cila do të jetë zgjidhja politike përfundimtare. Por Ferancesc Vendrell mendon se nuk do të ketë ndonjë koalicion qeveritar, por një formë tjetër të ndarjes së pushtetit në nivel rajonal dhe lokal.
Administrata e presidentit Obama në muajin dhjetor do të fillojë shqyrtimin e politikës së saj në Afganistan. Nëse krijohen kushtet e duhura, presidenti Obama dëshiron të fillojë tërhqjen graduale të trupave amerikane në korrikun e vitit të ardhshëm. Por disa analistë besojnë se çdo zgjidhje përmes negociatave do të ketë nevojë për praninë ndërkombëtare, për të garantuar sigurinë. Richard Barret thotë se talebanëve mund të mos i pëlqejë kjo, por në fund do të ishte në interesin e tyre që të mos përsëritet viti 1992, kur luftëtarët muxhahedinë që fituan luftën kundër Bashkimit Sovjetik, filluan të luftojnë kundër njëri tjetrit, duke shkaktuar luftë civile.
“Prania trupave amerikane, ose forcave tjera ndërkombëtare për një kohë të caktuar mund të krijojë stabilitet më të madh, ndërkohë që zhvillohen proceset e reja politike për krijimin e një qeverie të re. Kështu që unë mendoj se në mendjen e tyre Talibanët thonë, “ne nuk duam të luftojmë, ne nuk e duam këtë prani të madhe të forcave të huaja, por ne e kuptojmë se duhet të ketë garanci për stabilitet, ndërkohë që i zgjidhim problemet tona.”

Pakistani fqinj gjithashtu ka interesa të mëdha në këto bisedime dhe dëshiron të ketë ndikim në rezultatet e tyre. Por Francesc Vendrell thotë se roli i Pakistanit në bisedimet e reja është i paqartë.
Pakistani është tepër i shqetësuar nga ndikimi i Indisë në Afganistan. Analistët thonë se nga kjo frikë të paktën disa elemente të ushtrisë së Pakistanit dhe shërbimeve sekrete, zyrtarisht ose jozyrtarisht mbështesin talibanët, si një mburojë strategjike kundër ndikimit indian në qeverinë e Karzait. Zyrtarët amerikanë mbeten të shqetësuar se nga këndvështrimi i vet, Pakistani nuk po i lufton me agresivitetin e duhur bazat e talebanëve dhe al-Kaidës në Pakistan.

XS
SM
MD
LG