Lidhje

Kontrabandisti But para gjykatës - Jam i pafajshëm

  • Zëri Amerikës

Kontrabandisti But para gjykatës - Jam i pafajshëm

Kontrabandisti But para gjykatës - Jam i pafajshëm

Një trafikant armësh që furnizoi me armë konflikte në mbarë botën deklaroi në një gjykatë amerikane,se është i pafajshëm ndaj akuzave për terrorizëm.

Shtetasi rus Viktor But bëri deklaratën zyrtare sot në një gjykatë federale në qytetin e Nju Jorkut, një ditë pas ekstradimit nga Tajlanda për në Shtetet e Bashkuara. Rusia ka kritikuar ashpër ekstradimin, duke e quajtur atë të paligjshëm.

Prokurori amerikan Preet Bharara tha sot para se i dyshuari But të paraqitej në gjykatë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ua kishin bërë të qartë klientëve të mundshëm se ishin të gatshëm dhe në gjendje t’u shisnin armë grupeve që punojnë kundër interesave amerikane.

Ai tha se ekstradimi është provë se “askush nuk mund t’i shmanget ligjit”.

Viktor But do të gjykohet nën akuzat për konspiracion për vrasjen e qytetarëve amerikanë dhe për mbështetjen e një organizate terroriste. Atë e pret dënimi me burg të përjetshëm, në rast se shpallet fajtor.

XS
SM
MD
LG