Lidhje

Për një kontroll më të rreptë për armët


Nëna e një prej fëmijëve të vrarë në shkollën fillore Sendi Huk në Kënektikat në muajin dhjetor u ka bërë thirrje amerikanëve të kërkojnë nga Kongresi që të miratojë ligje më të rrepta për kontrollin e armëve.

Francinë Uiller e bërë këtë thirrje në radio dhe internet sot, në vend të fjalimit të përjavshëm në radio të Presidentit Barak Obama.

“Ju lutem na ndihmoni të bëjmë diçka para se tragjedia jonë të bëhet tragjedia juaj. Shpesh mbyll sytë dhe gjithëçka që kujtoj është ajo ditë e tmerrshme ku prisja në stacionin e zjarrfikësve të Sendi Hukut për djalin që nuk do të kthehej kurrë më në shtëpi”.

Fjalmi i saj vjen vetëm dy ditë pasi Senati i Shteteve të Bashkuara votoi për të hapur debatin për një ligj mbi kontrollin e armëve që është bërë një nga projketligjet më kundërthënëse dhe më emocionale këtë vit. Disa familje të tjera të Sendi Hukut erdhën këtë javë në Uashington për t’u bërë thirrje ligjvënësve për ligje më të rrepta për armët.

Një kompromis mes dy senatorëve që mbështesin armëmbajtjen, demokratit Xho Mançin dhe republikanit Pat Toomey, lidhur për kontrolle më të hollësishme për ata që blejnë armë i hapi rrugën fillimit të debatit. Kompromisi kërkon kontolle në dyqanet e armëve dhe në Internet, por përjashton shitjen e armëve mes miqve dhe anëtarëve të familjes.
XS
SM
MD
LG