Në Prishtinë, Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kritikoi të shtunën partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike, për siç tha mëdyshjet për formimin e ushtrisë së Kosovës. Gjatë punimeve të Konventës së partisë, zoti Veseli tha se Forcat e Sigurisë do të shndërrohen në ushtri, e cila sipas tij do të jetë kontribuese e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.