Lidhje

Pheniani: Do ta vazhdojmë programin bërthamor


Koreja e Veriut paralajmëroi se do të vazhdojë programin e saj bërthamor, por shtoi se nuk ka parashikuar "ndonjë masë ushtarake” siç mund të ishte një provë bërthamore. Agjencia Qendrore e lajmeve e Koresë së Veriut citonte një zëdhënës të ministrisë së jashtme, sipas të cilit "veriu nuk ka pasur ndonjë plan për një provë bërthamore, sepse ai u përpoq të lëshonte një satelit shkencor dhe teknik".

Zëdhënësi tha gjithashtu se "ende ekziston rruga drejt një zgjidhjeje paqësore të çështjes bërthamore në gadishullin korean nëpërmjet dialogut dhe negociatave." Deklarata e Phenianit pason disa javë paralajmërimesh nga vendet perëndimore që linin të kuptohej se Veriu ishte duke u përgatitur një provë bërthamore nëntokësore, e treta që nga viti 2006.

Megjithatë, burime perëndimore diplomatike dhe të zbulimit kanë thënë se imazhet satelitore nga vendi i dyshuar i lëshimit në veri ende nuk tregojnë praninë e pajisjeve të nevojshme për të kryer një provë të tillë.
XS
SM
MD
LG