Lidhje

Korçë, kërkohet dy vjet burg për kryetarin e “Omonia”-s


Korçë, kërkohet dy vjet burg për kryetarin e “Omonia”-s

Korçë, kërkohet dy vjet burg për kryetarin e “Omonia”-s

Prokuroria e Korçës kërkoi dy vjet burg për kryetarin e organizatës së pakicës greke “Omonia” në këtë qytet . Ai akuzohet për dhunimin e varrezave në fshatin Boboshticë ku pak kohë më parë u ngrit një memorial i paligjshëm.

Pas hetimeve gjyqësore Prokuroria e Korçës kërkoi në pretencën e saj dy vjet burg per kryetarin e Organizatës lokale të pakicës greke “Omonia” në qytetin e Korçës. Naum Disho, akuzohet për dhunimin e varrezave në fshatin Boboshticë të Korçës, ku pak kohë më parë u ngrit një memorial i paligjshëm.

Në përfundim të hetimeve prokuroria ka kërkuar edhe një vit burg për sejcilin nga dy punëtorët që betonuan zonen ne brendesi të varrezave te vjetra të fshatit Boboshticë të Korçës.

Sipas burimeve zyrtare të Prokurorise së Korçës nga hetimet është vërtetuar dhunimi i varrezave të fshatit Boboshticë gjate hedhjes së betonit për ndërtimin e memorialit. Prokuroria tha se gjatë hetimeve në zonën e ndërtimit ishin vërejtur eshtra të banorëve që preheshin në varrezat e vjetra të fshatit.

Organi i akuzës në Korçë ka pohuar se punimet nuk kanë pasur leje nga komuna dhe ndërtimi i memorialit ka qenë i paligjshëm. Kryetari i Omonias në Korçë pritet të mbrohet përmes avokatit te tij lidhur me pretencën e prokurorisë, ndërkohë që vendimi nga gjykata lidhur me dënimin pritet te merret javën tjetër.

Dhunimi i varreve në fshatin Boboshticë kishte ngjallur vitin e shkuar reagime të forta në shtypin shqiptar. Banorët e fshatit reaguan, pasi ndërtimi i një platforme betoni qe do te kthehej në memorial për nder të dy ushtarëve grekë të vrarë në vitin 1941 në varrezat e fshatit të tyre, kishte dhunuar varret e vjetra.

Disa kohë më parë një ngjarje gati e ngjashme kishte ndodhur në një fshat të Përmetit ku zhavrrosja e eshtrave të ushtarëve grekë të vrarë në Luftën italo-greke në territorin shqiptar kishte dëmtuar varrezat e vjetra te banorëve.

Ngjarje të tilla kanë nxitur edhe deklaratat dhe reagimet e Tiranës dhe të Athinës zyrtare, por diplomacitë e të dy vendeve kanë tejkaluar efektet qe ngjarjet kanë pasur në opinionin publik.

XS
SM
MD
LG