Lidhje

Korçë, një vit burg për Dishon, u gjet fajtor për dhunimin e varreve


Korçë, një vit burg për Dishon, u gjet fajtor për dhunimin e varreve

Korçë, një vit burg për Dishon, u gjet fajtor për dhunimin e varreve

Gjykata e Faktit në Korçë dënoi sot me një vit burg Kryetarin e Organizatës së pakicës greke “Omonia”, për këtë qytet, Naum Disho, i cili u gjet fajtor për dhunimin e varreve në fshatin Boboshticë të këtij rrethi.

Dy punëtorë të tjerë u dënuan me liri me kusht me 18 muaj për të njëjtën vepër penale. Prokurori kishte kërkuar dy vjet burg për kreun e Organizatës “Omonia” si përgjegjës per financimin dhe ndërtimin e nje memoriali të paligjshëm në varrezat e fshatit Boboshticë të Korçës.

Ndërtimi i memorialit në muajin tetor të vitit të shkuar në nderim të dy ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botëore kishte dëmtuar varrezat e vjetra të fshatit dhe kishte shkaktuar reagimin e banorëve.

Gjatë germimit dhe hedhjes se betonit ishin demtuar disa prej varreve te vjeter te fshatit. Autoritetet komunale pohuan ne ate kohe se nuk kishin dhënë asnjë leje për ndërtimin prej betoni.

Ngjarja kishte shkaktuar vitin e shkuar reagime të forta në opinionin publik shqiptar pasi në traditën shqiptare varrezat janë të paprekshme dhe dhunimi i tyre shihet si një akt i rëndë.

XS
SM
MD
LG