Lidhje

Kore e Jugut, Presidentja viziton familjet e të zhdukurve


Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye vizitoi familjet e pasagjerëve të zhdukur pas fundosjes së tragetit muajin e kaluar duke premtuar ndëshkime të rënda për përgjegjësit e katastrofës.

Udhëheqësja koreano-jugore u tha sot familjeve që presin në portin Jindo, pranë anijes së mbytur, se ndihet e pikëlluar për dhimbjen e tyre.

Numri i konfirmuar i viktimave arriti në 244, me 58 persona që vazhdojnë të mbeten të zhdukur, ndërsa 174 të tjerë i mbijetuan aksidentit.

Trageti 6 mijë e 800 tonësh kishte 476 njerëz në bord - nga të cilët 325 ishin nxënës nga e njëjta shkollë e mesme në një udhëtim në ishullin jugperëndim të Jejut - kur u përmbys dhe u fundos më 16 prill.
XS
SM
MD
LG