Lidhje

Koreja e Jugut dhe Japonia në gatishmëri të lartë


Forcat ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni janë duke qëndruar në gatishmëri, sot, në ditën e parë të një periudhe pesë-ditëshe, në të cilën Korea e Veriut thotë se do të nisë një raketë e cila do të transportojë një satelit moti në hapësirë.

Asnjë njoftim nuk i ishte dhënë një grupi gazetarësh ndërkombëtarë i mbledhur në Phenian, pas nisjes mëngjesin e sotëm të afatit pesë ditor. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo parashikoi mot me re për qiellin e Koresë së Veriut, çka mund të jetë duke shtyrë nisjen e raketës.

Në Tokio, kryeministri Yoshihiko Noda përsëriti ankesën e vendit të tij ndaj Phenianit për të anuluar nisjen, por tha gjithashtu se forcat japoneze janë gati për ta qëlluar e rrëzuar raketën, nëse ajo fluturon mbi territorin japonez.

Edhe Koreja e Jugut ka vënë forcat e saj në gatishmëri të lartë dhe ka kërcënuar të rrëzojë raketën, në qoftë se ka gjasa që ajo të godasë territorin e Koresë së Jugut. Filipinet, që ndodhen pranë vendit të planifikuar për fazën e parë të nisjes së raketës, ka devijuar fluturimet ajrore dhe kanë urdhëruar peshkatarët të shmangin atë zonë.

XS
SM
MD
LG