Lidhje

Ish-presidentja koreanojugore largohet nga rezidenca presidenciale


Park Geun-hye duke mbërritur në shtëpinë e saj private
Park Geun-hye duke mbërritur në shtëpinë e saj private

Ish-presidentja e shkarkuar koreano-jugore, Park Geun-hye u kërkoi sot falje përkrahësve të saj që siç tha ajo “kishte dështuar në kryerjen e detyrës si presdente”.

Park Geun-hye u largua nga rezidenca presidenciale dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi votën e parlamentit për shkarkimin e saj për shkak të një skandali korrupsioni.

Ajo mbërriti sot në shtëpinë e saj ku qindra përkrahës të saj kanë protestuar ndaj shkarkimit.

Zonja Park nuk foli për gazetarët, por një zëdhënës lexoi një deklaratë ku ish-presidentja rikonfirmoi pafajësinë e saj dhe tha se “megjithëse do të duhet kohë, unë besoj se e vërteta me siguri do të dalë”, ndërsa shprehu mirënjohjen për ata që e kanë mbështetur.

XS
SM
MD
LG