Lidhje

Korea e Veriut liron amerikanin J. Fowle


Shtetasi amerikan Jeffrey Fowle, një ndër tre amerikanët e ndaluar nga Korea e Veriut, është liruar.

Zyrtarët amerikanë njoftuan sot se Fowle është nisur për në Shtetet e Bashkuara. Ai u arrestua në fillim të këtij viti, pasi kishte lënë një Bibël në një restorant në Korenë e Veriut. Ai nuk u nxor asnjëherë para gjyqit.

Departamenti i Shtetit e përshëndeti lirimin e Fowlet, por tha në një deklaratë se Uashingtoni mbetet i përqëndruar në situatën e dy amerikanëve të tjerë që mbahen në Korenë e Veriut.

Amerikanët Matthew Miller dhe Kenneth Bae u ndaluan në dy incidente të veçanta. Ata janë nxjerrë në gjyq dhe janë dënuar me burgime nga gjashtë dhe pesëmbëdhjetë vjet respektivisht.

Zyrtarët amerikanë thonë se po punojnë intensivisht për lirimin e tyre.

XS
SM
MD
LG