Lidhje

Korea e Veriut paralajmëron reagim të ashpër në rast shkeljeje të kufijve detarë


Korea e Veriut paralajmëron reagim të ashpër në rast shkeljeje të kufijve detarë
Korea e Veriut paralajmëron reagim të ashpër në rast shkeljeje të kufijve detarë

Ushtria koreano-veriore paralajmëroi sot se do të hakmerret nëse një manovër ushtarake koreano-jugore shkel ujërat territoriale të Veriut.

Një njoftim në agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut paralajmëronte banorët e pesë ishujve pranë kufirit në Detin e Verdhë, mbi të cilët kanë pretendime territoriale si Jugu edhe Veriu, të evakuoheshin para orës 9 të mëngjesit nesër.

Një prezantues lajmesh në radio nga Pheniani tha se do të ketë një kundërsulm të menjëhershëm dhe të pamëshirshëm nëse edhe vetëm një centimentër nga ujrat koreanoveriore përfshihet gjatë provës.

Koreja e Jugut kryen rregullisht stërvitje artilerie nga ishujt pranë zonës së debatueshme në brigjet perëndimore të Gadishullit Korean.

Një provë e tillë solli si rezultat një bombardim nga artileria koreano-veriore në nëntor 2010 që shkaktoi vdekjen e katër koreano-jugorëve.

XS
SM
MD
LG