Lidhje

Koreja e Jugut arreston një ligjvënës


Më 4 shtator, parlamenti i Koresë së Jugut votoi për herë të parë për ndjekjen penale të një prej anëtarëve të tij, i akuzuar për përmbyshen e qeverisë së vendit në favor të Koresë së Veriut. Ligjvënësi koreanojugor dhe Koreja e Veriut i kanë mohuar akuzat dhe i janë kundërvënë Shërbimit të Zbulimit Kombëtar të Koresë së Veriut, duke thënë se është ai që e ka sajuar këtë skenar për qëllime politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Daniel Schearf, na informon nga Seuli.

Shërbimi i Zbulimit Kombëtar të Koresë së Jugut arrestoi javën e kaluar Lee Seok-ki ((ee SOHK kee)) dhe tre anëtarë të tjerë të Partisë së Bashkuar Progresive për tradhëti kombëtare dhe për shkeljen e ligjit të sigurinë kombëtare. NIS i akuzon ata për organizimin e një kryengritjeje të armatosur kundër vendit të tyre në rast lufte me Korenë e Veriut.

Media e Koresë së Jugut thotë se grupi, i njohur si Organizatë Revolucionare, kishte në plan të vidhte armë dhe të sulmonte objekte të naftës dhe komunikimit.

Për herë të parë, Asambleja Kombëtare e Koresë së Jugut votoi për t’i hequr zotit Lee imunitetin parlamentar dhe partia Saenuri ((say-new-rhee)) e Presidentit Park Geun-hye ((pahk gun hyeh)) po bën thirrje për përjashtimin e tij.

Të djelën (9/8), media e Koresë së Veriut hodhi poshtë lidhjen mes ligjvënësit koreanojugor dhe Fenianit, duke i përshkruar akuzat si “farsë” kundër përmirësimit të marrëdhënieve mes dy Koreve.

Paek Do-myoung ((pake doe MYONG)), kryetar i grupit Profesorët për Demokraci që mbështet reformat demokratike nëpërmjet arsimit, thotë se ky është një rast historik.

Ai thotë se ka patur në të kaluar raste të organizimit të kryengritjeve, por asnjëherë më parë nuk ka patur një rast të tillë që një ligjvënënës të ketë qënë i pëfshirë në organizimn e tyre.

Lee dhe Partia e Bashkuar Progresive akuzojnë NIS-in dhe konservatorët se kanë ndërmarrë këtë fushatë për të larguar vemendjen nga skandali i zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Ish drejtori i fushatës Won Sei-hoon ((won say HOON)) po gjykohet se u dha urdhër agjentëve të NIS-it për të botuar komente në Internet kundër kandidatëve liberalë dhe për të vlerësuar udhëheqësin e partisë konservatore në pushtet, Park Geun-hye, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale.

Qindra koreanojugorë u mblodhën muajit e fundit në një protestë kundër abuzimeve të NIS-së dhe bënë thirrje për reformimin e agjencisë së zbulimit.

Presidenti i parë i Koresë së Jugut, Syngman Rhee ((sung MAHN ee)), vendosi Ligjin e Sigurisë Kombëtare në vitin 1948 për të ndalur përhapjen e komunizmit, por e përdori gjithashtu atë për arrestimin e mijëra njerëzve, shumë prej të cilëve studentë aktivistë.

Ligji është kritikuar për shtypjen e lirisë së fjalës dhe organizimit, duke e bërë ilegal vlerësimin pozitiv të Koresë së Veriut dhe kontaktet pa leje me agjentët e saj.

Koreja e Veriut bllokoi gjithashtu faqet e Internetit pro Koresë së Veriut dhe arrestoi propagandistët, duke përfshirë edhe ata që ridërgonin mesazhe me Twitter. Mbrojtësit e këtyre ligjeve të ashpëra thonë se ato janë të nevojshme për të përballuar kërcënimin që vjen nga Koreja e Veriut.

Hwang Tae-soon ((hwang tay SOON)) është analist politik në Qendrën Wisdom, një grup studimor në Seul.

Ai thotë se Ligji për Sigurinë Kombëtare të Koresë së Jugut është i njëjtë me Aktin Patriotik në Shtetet e Bashkuara. Që kur Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut i janë kundërvënë njera tjetrës, thotë ai, Koreja e Jugut duhet të ketë një ligj të veçantë për krime si spiunazhi, kryengrijta dhe inkursionet.

Koreja e Jugut ka parandaluar komplote për vrasje nga agjentët e Koresë së Veriut gjatë viteve. Kohët e fundit, NIS ka arrestuar koreanojugorë të akuzuar se kanë ndihmuar Veriun për të ndërmarrë sulme kibernetike.

NIS nuk e pranoi kërkesën për intervistë me Zërin e Amerikës, duke thënë se nuk do të komentonte për rastin Lee.

Partia Demokratike e Koresë së Jugut, opozita kryesore liberale e mbështeti heqjen e imunitetit të zotit Lee, por paralajmëroi njëkohësisht për të mos e kthyer çështjen kundër tij në një fushatë për çrrënjosjen e atyre që mendohet se janë kumunistë.
XS
SM
MD
LG