Lidhje

Koreja e Veriut dënon presidentin Obama


Koreja e Veriut dënoi presidentin amerikan Barack Obama me një sulm të vrazhdë personal ndërkohë që ia hodhi fajin Shteteve të Bashkuara për ndërprerjet e vazhdueshme të internetit që izoluan Penianin gjatë javës së kaluar.

Në një deklaratë të publikuar me miratim nga qarqet e larta zyrtare të Koresë së Veriut, thuhet se zoti Obama është përgjegjës për vendimin e kompanisë Sony për nxjerrjen në treg të filmit The Interview, i cili flet mbi një komplot imagjinar të CIA-s për të vrarë udhëheqësin koreanoverior, 31-vjeçarin Kim Jong Un.

Deklarata e Koresë së Veriut, i atribuohet një anëtari të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes, organi më i lartë qeverisës i vendit, i cili citohet të ketë thënë se: "Obama është gjithmonë i papërgjegjshëm në fjalët dhe veprat e tij, si një majmun në një pyll tropikal."

Rrjeti kompjuterik i firmës Sony u sulmua në muajin nëntor nga hakerat, të cilët publikuan sasi të mëdha informacionesh personale në internet. Autoritetet amerikane thanë se analiza e programeve të përdorur nga hakerët flet qartë se Korea e Veriut është burimi i sulmit kibernetik.

XS
SM
MD
LG