Lidhje

Analistët, prova e Koresë së Veriut shënoi përparim


Analistët thonë se prova e Koresë së Veriut që sipas saj u realizua me një mekanizëm bërthamor në miniaturë, përbën një hap në ambicjet e këtij vendi komunist drejt krijimit të një arme që mund të arrijë të godasë territorin amerikan.

Korea e Veriut tha dje se prova e saj bërthamore u bë me një bombë më të vogël dhe më të lehtë, por edhe më të fuqishme se në provat e mëparshme. Ajo la të kuptohet se ka shënuar përparim në zvogëlimin e përmasave të një bombe bërthamore që mund të vendoset në një raketë balistike ndërkontinentale.
XS
SM
MD
LG