Lidhje

Tensionet mes dy Koreve


Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë zhvilluar një seri provash artilerie, pas kërcënimit të Phenianit se do t’i japë fund marrëveshjeve të jo-agresionit me Seulin

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë zhvilluar një seri provash artilerie, ndërkohë që tensionet mes të dy vendeve rriten pas kërcënimit të Phenianit se do t’i japë fund marrëveshjeve të jo-agresionit me Seulin.

Forcat ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së zhvilluan sot një seri stërvitjesh të përbashkëta, si pjesë e një operacioni trajnimi të vazhdueshëm.

Ndërkohë, kryeministri i Koresë së Jugut Jeong Hong-Won tha se vendi i tij do t’i përgjigjet ashpër çdo sulmi të Veriut.

Kryeministri Jeong foli gjatë një vizite në ishullin Yeon-pyeong në kufirin perëndimor, për të inspektuar gatishmërinë për t'iu përgjigjur çdo lloj provokimi nga Koreja e Veriut.

Ishulli ishte objektivi i një sulmi artilerie të vitit 2010 nga Koreja e Veriut, si pasojë e të cilit u vranë dy civilë.

XS
SM
MD
LG