Lidhje

65 vjetori i themelimit të Koresë së Veriut


Koreja e Veriut mbajti sot një paradë për të shënuar 65 vjetorin e themelimit të shtetit komunist. Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un e ndoqi paradën nga një platformë e ngritur në sheshin kryesor të Phenianit.

Në paradë marshuan mijëra trupa dhe u ekspozuan një koleksion armësh. Parada u mbajt ndërsa marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Koresë të Jugut demokratike, kanë filluar të përmirësohen, pas disa muaj tensionesh në rritje.

Marrëdhëniet mes të dy vendeve filuan të keqësohen, pasi Koreja e Veriut kreu në shkurt provën e tretë bërthamore, që çoi në një një raund të ri sanksionesh nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG