Lidhje

Dyvjetori i vdekjes së ish diktatorit koreanoverior


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kryesoi veprimtaritë me rastin e dy vjetorit të vdekjes së të atit. Ish diktatori vdiq papritur në dhjetor të vitit 2010, duke ia kaluar pushtetin djalit të tij pa përvojë, i cili po zëvendëson disa prej udhëheqësve kryesorë të vendit në përpjekje për të konsoliduar pushtetin. Të enjten e kaluar u ekzekutua burrit i hallës i Kim Jong Un-it, për të cilin mendohej se ishte njeriu i dytë në komandë në Korenë e Veriut.

Zoti Kim së bashku me udhëheqës të lartë ushtarakë dhe politikë morën pjesë sot në sherbimet përkujtimore në Phenian nën një fotografi të madhe të ish udhëheqësit Kim Jong Il. Një prej folësve ishte Choe Ryong Hae, drejtori i fuqishëm i Departamentit të Përgjithshëm Politiko-Ushtarak.

“Ndërkohë që kujtojmë jetën revolucionare dhe arritjet e mëdha të gjeneralit Kim Jong Il, ne forcojmë besimin tonë për të nderuar idetë dhe fuqinë ushtarake të gjeneralit Kim Jon Un duke zbatuar politikën etij revolucionare, ushtria e para.”


Javën e kaluar, Pheniani njoftoi ekzekutimin e Jang Song Thaek i cili ishte i martuar me Kim Kyong Hu, motrën e ish diktatorit të ndjerë.

Ai u akuzua se ishte përpjekur për rrëzimin e regjimit si dhe shumë abuzime të tjera si korrupsion apo i dhënë pas femrave. Shumë njerëz nuk janë të një mendimi se çfarë nënkupton kjo për udhëheqjen e Koresë së Veriut, por shumë të tjerë u ndjenë të befasuar nga pranimi nga Pheniani i përçarjes brenda rangjeve të larta.
XS
SM
MD
LG