Lidhje

Obama: Do të mbështesim Korenë e Jugut në masat kundër Koresë së Veriut

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama tha se “mbështet plotësisht” planet e Koresë së Jugut për të vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut, e cila akuzohet se ka fundosur një prej anijeve ushtarake koreano-jugore.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thoshte se zoti Obama ka udhëzuar komandantët e tij ushtarakë të koordinojnë me homologët e tyre koreano-jugorë “për të qenë në gatishmëri për të parandaluar agresionin e mëtejshëm”.

Presidenti koreano-jugor Li Mjunk-Bak tha sot se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare mes dy Koreve në përgjigje të një sulmi me torpido kundër anijes uhstarake koreano-jugore Çeonan ku u vranë 46 marinarë. Hetuesit ndërkombëtarë fajësuan javën e kaluar Korenë e Veriut për sulmin, akuzë që Pheniani e mohon.

Zoti Li tha se Seuli nuk mund të tolerojë më atë që e quajti “mizori” të Koresë së Veriut. Ai tha se qeveria e tij planifikon t’i rifillojë transmetimet me altoparlantë të mesazheve kundër Koresë së Veriut pranë kufirit mes dy Koreve, të cilat kanë qenë të pezulluara që prej gjashtë vjetësh.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do t’i qëllojë altoparlantët nëse Koreja e Jugut do t’i riinstalojë ata.

XS
SM
MD
LG