Lidhje

Turisti koreano-amerikan Bae dënohet me 15 vjet burgim


Turisti koreano-amerikan Kenneth Bae u dënua me 15 vjet burgim me punë të detyruar në Korenë e Veriut, në atë që analistët besojnë se është një lojë tashmë e zakonshme e autoriteteve për të siguruar lëshime nga Uashingtoni dhe për të fituar pikë në politikën e brendshme.

Që nga viti 2009, të paktën 6 amerikanë janë arrestuar në këtë vend të izoluar. Ndërsa disave u janë dhënë dënime të tilla të rënda, të gjithë më pas janë liruar. Në shumicën e rasteve lirimi i tyre ka pasuar vizita të ish zyrtarëve të lartë amerikanë në këtë vend të mbyllur.
XS
SM
MD
LG